17 Sep Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Republikës Italiane, Massimo Gaiani

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Republikës Italiane, Massimo Gaiani.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe kontributin e Italisë e cila ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një partnere dhe avokate e shkëlqyer e Shqipërisë ne BE.
Ambasadori Italian, Massimo Gaiani i uroj suksese Kryetarit të ri të Kuvendit në detyrën e tij dhe shprehu mbështetjen e qeverisë italiane për Shqipërinë në rrugëtimit e saj drejt Bashkimin Evropian.