Author: admin-lsi

PetritVasili11.04.2014

Vasili: Kjo çështje duhet të ndiqet deri në fund dhe në mënyrë përfundimtare 

Vasili: Vlerësojmë qëndrimin tepër të kujdesshëm dhe të shpejtë të dy akseve qeveritare, të Athinës dhe të Tiranës

Vasili: Në etapën në të cilën ndodhet situata dhe për rrethanat shumë të rënda që ajo ka ndodhur, do të kërkonte një shpejtim dhe një intensifikim të dhënies sa më shpejt të një përgjigje përfundimtare

MonikaKryemadhi10.04.2014

Te nderuar zonja dhe zotërinj deputetë

Shqyrtimi i projektligjit per transportin qytetas, eshtë një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e problmatikave prezente që ka shfaqur ky shërbim gjatë kësaj periudhe.

Shërbimi i tansportit qytetas (urban) të udhëtarëve, në vendin tonë, ushtron veprimtarinë e tij prej 11 vitesh, në disa qytete kryesore si; Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Korcë.

DorianDucka09.04.2014

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Dorian Ducka mori pjese ne Forumin Ndërkombëtar te Naftës dhe Gazit qe është duke u zhvilluar ne Ankara te Turqisë.

Z. Ducka referoi ne hapjen e ketij forumi te rendesishem ndërkombëtar se bashku me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore te Turqise Z.Taner Yildiz si dhe me Ministrin e Naftes se Irakut Abdul Karim Luaibi.

LuanRama01.04.2014

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

Luan Rama: 70-vjetori i Çlirimit të Atdheut meriton nderim vëmendje dhe respekt të veçantë

Rama: Kanë kaluar 2 muaj dhe ende asnjë reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të kuptuar të gjithë se çfarë do të bëjë Shqipëria në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

PetritVasili31.03.2014

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Vasili : Ref. Administrative,ngërçet e të shkuarës s'duhet të mbajnë peng të ardhmen e vendit

Vasili: Reforma është një instrument modernizimi për vendin dhe shtysë për një zhvillim të integruar e të qëndrueshëm për të ardhmen e vendit

petrirvasili22.03.2014

Diskutim me fermerët në Lushnjë për problematikat e bujqësisë

Vasili : Një bujqësi që lëngon do të thotë një Shqipëri që vuan

Ministri Panariti: Përmbysja e bilancit negativ import-eksport dhe promovimi i prodhimit vendas, sfida jonë e përbashkët

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, njëherazi Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Lushnjës në zonën e Tërbufit për problemet në bujqësi dhe rrugët për t'i zgjidhur këto problematika.

nasipnaco20.03.2014

I nderuar z. Kryetar,
I nderuar z. Kryeministër,
Të nderuar deputet,
Të nderuar të pranishëm,

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij të fundit për të drejtat e njeriut, ka evidentuar se "Qeveria nuk e zbatoi ligjin dhe shpesh zyrtarët përfshihen në praktikat korruptive pa u ndëshkuar, ndërsa korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë.

spartakbraho19.03.2014

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, prononcim për mediat: Ka një angazhim më të madh të strukturave të Prokurorisë
Braho: Jemi në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por nëse do të vonohet, do të veprojmë shumë shpejt

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho, duke folur për mediat në lidhje me punën e Prokurorisë, vlerësoi angazhimin e strukturave të organit të akuzës dhe kërkoi prej këtij institucioni që të vijojë çdo ditë goditjen ndaj krimit.

"Padyshim që kërkesat për organin e Prokurorisë janë të mëdha. Kam përshtypjen, një përshtypje në dukje është kjo, që ka një lëvizje në veprimtarinë e Prokurorisë, ka një angazhim më të madh të strukturave të saj.

RalfGjoni02032014

Kongresi i PES në Romë konfirmon kandidaturën e Martin Schulz për President të Komisionit Evropian.

Partia e Evropianëve Socialistë (PES) mblodhi këtë fundjavë Kongresin Elektoral në Romë, me pjesëmarrjen e liderëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive social-demokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i ri i Italise Matteo Renzi, Kryeministri i Francës Jean Marc Ayrault, Kancelari i Austrisë Werner Faymann, Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, si dhe kryetarë e përfaqësues të tjerë të partive social-demokrate nga e gjithë Evropa.