Author: admin-lsi

YlliManjani.03.03.2015

Manjani: E majta e bashkuar, një projekt i cili të gjithë votuesit e majtë, por në përgjithësi opinioni publik e ka kërkuar prej kohësh.

Manjani : Ky është një projekt i arritur, pavarësisht ulje-ngritjeve individuale, e theksoj, individuale, asgjë s'është institucionale

Përshëndetje, e thirrëm këtë komunikim me ju për të paraqitur qëndrimin zyrtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me zhvillimet e ditëve të fundit, qëndrime të cilat sigurisht na bëjnë që të jemi të qartë, të prerë dhe unik në atë që të përshëndesim një herë në radhë të parë vendimet e marra deri tani, kryesisht të Partisë Socialiste për t'u ndarë një herë e mirë nga shantazhi si mënyrë për të bërë politikë.

SpartakBraho.03.03.2015

Spartak Braho: Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Spartak Braho në një prononcim për mediat i kërkoi deputetit Sali Berisha që të dëshmojë në Prokurori në lidhje me çështjen "Doshi" dhe jo të lëshojë akuza shkallëve të selisë së PD-së. Z. Spartak Braho i kujton z. Berisha se fshehja e informacioneve përbën një vepër penale.

PetritVasili.07.03.2015

Jemi këtu për të komunikuar së bashku lidhur me zhvillimet më të fundit, por në mënyrë të veçantë jemi këtu për t'u përqendruar në një moment tjetër, atë të kërkesës së vazhdueshme dhe sigurisht qesharake të Kryetarit të Partisë Demokratike, lidhur me dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit.

Kërkesë kjo nga e cila kryetari i Partisë Demokratike do të bënte mirë që të hiqte dorë sa më parë për arsyen e thjeshtë, sepse Kryetari i Partisë Demokratike është i vetmi shqiptar i cili nuk mundet ta bëjë një kërkesë të tillë.

Të gjithë qytetarët e këtij vendi e kanë mjaft mirë të fiksuar në mendje, që ky person është akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 230 milionë dollarëve në mega-aferën e rrugës Durrës-Kukës.

PetriVasili 19.02.2015

Zoti Vasili dje opozita ka kërkuar futjen menjëherë në Parlament të kërkesës së saj për ngritjen e komisionit për dekriminalizimit. Ju jeni edhe një nga firmëtarët e kësaj rezolute. Kur do të nis puna pasi është një proces që duhet të kishte nisur në janar dhe duhet të përfundojë në 30 qershor?

Po ne nëpërmjet rezolutës kemi shprehur vullnetin dhe gatishmërinë tonë. Sigurisht qartësimi i modaliteteve është një moment i përshtatshëm për të diskutuar në mënyrë konkrete për çështjen. Kështu që nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtie, as parimore, po as edhe të shprehjes së vullnetin, sepse tashmë kjo është një çështje e bërë publike nëpërmjet një impenjimi të përbashkët politik.

Kështu që nuk shoh asnjë arsye, as për një përplasje politike, as për një debat politik. Janë instrumentet të cilat me t'u vënë në lëvizje do ta kenë predispozicionin e mazhorancës i cili tashmë është një predispozicion i shprehur.

Kështu që nuk gjej ndonjë arsye as për ngut, dhe as për një polemikë të panevojshme në këtë rast. Sapo kjo çështje të ulet, ne detyrimisht vullnetin e shprehur do ta materializojmë jo vetëm me gatishmërinë tonë tashmë publike, por dhe me ecjen përpara të saj, por sigurisht nëpërmjet instrumenteve të qarta dhe transparente, të cilat nuk i bëjnë shërbim debatit politik, i cili mund të jetë një kënaqësi për opozitën, por dhënies së një zgjidhje, e cila është një zgjidhje që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës, por për t'i dhënë kësaj çështje një përgjigje e cila do të jetë një përgjigje e vërtetë dhe e qëndrueshme në kohë.

LRI.ELBASAN 07.02.2014

Shpërndahen me dhjetëra ton ndihma ushqimore për bagëtitë dhe veshmbathje për banorët e fshatrave të Fierit

Strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Elbasanit janë solidarizuar me banorët e zonave të përmbytura në jug të vendit, duke dhënë kontributin e tyre konkret pas një fushate humanitare.

SpartakBraho.27.01.2015

Zoti Braho Greqi zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe Syriza i fitoi ato. Sa ndikon kjo tek marrëdhëniet me shtetin Grek dhe tek siguria jonë kombëtare duke ditur se kemi ende çështje të hapura mes dy vendeve?

Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve nxorën rezultatin dhe dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë. Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira.

Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë.

kejdimehmetaj.21.12.2014

Lëvizja Rinore për Integrim zhvillon takime me të rinjtë e qarkut të Shkodrës

Endrit Braimllari: Partitë politike nuk janë zyra punësimi. Ne duhet të krijojmë mundësi punësimi nëpërmjet biznesit privat e fason

Kejdi Mehmetaj: Të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës

Agron Çela: Kjo është vera jonë, të ecim më shpejt

Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvillua disa takime më të rinjtë e qarkut të Shkodrës, ku morën pjesë edhe deputetët e LSI-së, Agron Çela dhe Kejdi Mehmetaj.

Duke bashkëbiseduar me të rinjtë dhe të rejat shkodran, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari shprehu kënaqësinë për zhvillimin e takimit në qytetin e Shkodrës duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për të ngritur një sistem arsimoi i cili plotëson kërkesat dhe rrit cilësinë e arsimimit e rinisë shqiptare.

EndritBraimllari.17.12.2014

Endrit Braimllari: LRI do të jetë gjithmonë pranë të rinjve e të rejave me aktivitete konkrete për t'u bërë pjesë e pandarë e jetës së tyre të përditshme

Lëvizja Rinore për Integrim ka shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e shkollave fillore që i përkasin shtresave në nevojë në zonën e Paskuqanit me rastin e festave të fundvitit.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se dhuratat janë mundësuar nga anëtarësia e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Braimllari deklaroi se LRI-ja do të jetë gjithmonë pranë të rinjve dhe të rejave me aktivitete konkrete për t'u bërë pjesë e pandarë e jetës së tyre të përditshme.

PetritVasili.09.12.2014

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, u zhvillua takimi i përbashkët mes deputetit Petrit Vasili, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Serbi dhe delegacionit të Komisionit për Diasporën dhe Serbinë në Rajon të Parlamentit të Serbisë.

Delegacioni serb përbëhej nga Dr. Janko Veselinoviç, Kryetar, z. Aleksandër Çortiç dhe z. Milan Duriç, si dhe nga Ambasadori i Republikës së Serbisë në Shqipëri, z. Zariç.

EndritBraimllari.28.11.2014

Lëvizja Rinore për Integrim, fushatë informuese me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane

Në kuadër të aktiviteteve për 70-Vjetorit e Çlirimit të Atdheut, Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë sot një nismë informuese në të gjithë Tiranën. LRI ka vendosur stenda në pika të ndryshme të kryeqytetit, ku të rinj të këtij forumi kanë shpërndarë fletëpalosje me informacion mbi aktivitetin dhe kontributin e rinisë shqiptare në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.