Analize nga Frrok Cupi

Analize nga Frrok Cupi

Analize nga Frrok Cupi Që sot LSI mund të quhet parti e parë.

Deri sot reporterët dhe politikanët kanë thënë “parti e tretë”; askush nuk e di pse ka vënë një numër. Megjithatë shpesh herë ndodh që fjala bën fole; e thua një gjë siç të është mësuar por nënkupton një gjë ndryshe. Zhargoni bën vend si pika e shiut madje edhe në psikozë; por si thyhen psikozat!?
Nuk është ndonjë çudi por ndodh e ka ndodhur praktikisht që në pjesën e Botës të quajtur Lindje (aq më shumë në Shqipëri) psikozat thyhen në sheshe. Sot populli i mbledhur nën thirrjen e LSI për “mbrojtjen e Republikës” do të jetë në shesh.
Lëvizja Socialiste për Integrim tani ndodhet para aktit të parë të çertifikimit: Është e treta është e dyta apo e para!? Ndërkohë do të çertifikohet pas 18 vjetësh edhe rëndësia e Lëvizjes Qytetare; vallë ku do të qëndrojë e para e dyta apo e fundit në shkallët e “demokracisë” së deformuar. Qytetarët e thirrur nga LSI sot do të ndodhen në shesh. Me këtë rast “qytetarët e Kushtetutës” do të vertetojnë sa qytetarinë në emër të ligjit aq edhe vetë përmasat e një partie që ndryshon shkallën e “Amfiteatrit”. Të paktën 50 mijë qytetarë do të ndodhen në shesh për të firmosur aktin e kthimit të vlerave të Kushtetutës me anë të referendumit popullor. Të dhënat janë se në sheshet e kryeqytetit do të mblidhen më shumë se dyfishi i 50 mijëve.
Nëse do të fitojë Referendumi popullor për Kushtetutën ky do të ishte një hap përpara për demokracinë dhe njëkohësisht një sukses i partisë iniciatore. Por edhe nëse nuk fiton qytetarët që e mbrojtën mbeten si vlerë demokratike.
Vlera tjetër e spikatur do të mbetet brenda radhëve të anëtarëve dhe simpatizanëve të krahut politik të majtë të cilët iniciuan Kushtetutën e parë demokratike të periudhës pluraliste të vendit. Në vitin 1998 pas një katastrofe shtetërore Partia Socialiste mundi të ngrejë më këmbë Ligjin themeltar të shtetit i pari ligj themeltar i shtetit të epokës demokratike në Shqipëri. Ligji Themeltar i shtetit i ngritur nga PS u rrëzua përsëri nga PS. Partia e ardhur nga “vuajtjet” staliniste nuk mundi ta mbajë gjatë peshën e Republikës së hapur. Mënyra e vetme për të vënë në vend padrejtësinë “kundër shtetit dhe demokracisë” është ringritja e kushtetutës po nga socialistët por tashmë nën flamurin LSI. Që sot Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të thërritet më me numër si psh. “e treta”.

A do të jetë LSI që sot “parti e dytë” ose “parti e parë”?

Kjo është çeshtja. Në periudhën tonë të re të pluralizmit politik ulje-ngritjet e ekipeve politike janë shënuar jo rrallë. Shpesh herë ka ndodhur e paparashkruara. Disa nga liderët e LSI janë bashkëthemelues të pluralizmit politik në vitin 1990. Edhe atëhere iniciatorët e pluralizmit politik ndodheshin në “fund të radhës politike”. Por po themelohej fryma e re dhe sistemi i ri politik; radhët u kthyen në të kundërt.
Edhe sot në njëfarë mënyre ndodhemi në periudhën e “themelimit të pluralizmit”. Dy partitë që quhen të mëdha kanë dëmtuar rëndë ngrehinën e pluralizmit politik. Bashkimi i krerëve (PS-PD) në një projekt për bashkëqeverisje personale e ka shuar çdo nuancë opozitarizmi mes styre. Deri më sot fajtore kryesore dhe e dëmtuara e madhe mbetet PS. Kjo ka edhe përgjegjësinë që në historinë e saj fillimisht u rëndit kundër pluralizimit politik të shoqërisë; më vonë përparoi deri në krijimin e Kushtetutës së parë të shtetit demokratik. Rënia e saj do t’i kuishtojë shoqërisë duke kujtuar rënien fatale të së majtës në vitet ’20 të shekullit të kaluar në shtetet europiane. Kjo është arsyeja pse socialistët në rrugën për rikthimin e vlerave do të bashkohen me LSI.
Arsyeja e dytë është se Partia Socialiste tashmë nuk u përket socialistëve. Që nga kryetari i ardhur nga anarkizmi radikal shumë të tjerë kanë hyrë fshehurazi në kështjellën PS. Ndarja e socialistëve nga PS që nuk është socialiste bëhet me rastin e kujdesit për shtetingjë që i bën më të “ndershëm” . Pas kësaj PS nuk do të mund të quhet më as e dytë as e tretë radha e saj do të përcaktohet pas rikompozimit të së Majtës.
Lëvizja Socialiste për Integrim e cila u shkëput nga PS në vitin 2003 mori me vete shumë kritika nga e majta. Tani me sa duket po shërben si kështjella me dy hyrje e dalje. Socialistët që nuk e pranojnë kthimin pas dhe frymën antikushtetuese të liderve të PS po kalojnë në portën tjetër të së Majtës LSI.

Në qoftëse LSI do të jetë parti e parë në zgjedhjet e radhës të vitit 2009 kjo dëshmon se në trupin e Demokracisë ka gjak të ngrohtë.
0x323030392d30332d3139 ANALIZA