13 Feb AMENDAMENTE PER PROJEKTILIGJIN PER "BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2005" NGA GRUPI PARLAMENTAR I LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM
AMENDAMENTE PER PROJEKTILIGJIN PER “BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2005” NGA GRUPI PARLAMENTAR I LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM AMENDAMENTE PER PROJEKTILIGJIN PER "BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2005" NGA GRUPI PARLAMENTAR I LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM
KREU 1
Neni 1
Ndryshon si me poshte:
Fondi i Konsoliduar per vitin 2005 eshte:
Te ardhurat e buxhetit te shtetit ………. 177 104 milion leke
Shpenzimet e buxhetit te shtetit ………. 219 261 milion
leke
Deficiti…………………………….. 42 157 milion leke
Fondi i konsoliduar perbehet:
A) Buxheti qendror:
Te ardhurat…………………………….166 149 milion leke
Shpenzimet …………………………….208 306 milion leke
B) Buxheti i pavarur i pushtetit vendor:
Te adhurat …………………………….17 655 milion leke
Nga te cilat:
Granti nga buxheti qendror ………………7 300 milion leke
Shpenzimet …………………………….17 655 milion leke
Neni 2
Ndryshon si me poshte:
Buxheti i sigurimeve shoqerore per vitin 2005 eshte:
A) Skema e sigurimit te detyruar shoqeror
Te ardhurat gjithsej …………………….46 621
milion leke
Nga kontributet ………………………. 33 229
milion leke
Transfrimet nga buxheti shtetit ………… 13 392 milion leke
Shpenzimet ……………………………..46 621 milion leke
Paga minimale per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shendetesore dhe shoqerore eshte 11 376 leke ne muaj. Keshilli Ministrave percakton pagen e re pas rritjes se pagave.
B) Skema e Sigurimit Suplementar
Te ardhurat gjithsej ………………….. 2 718 milion leke
Ø Nga kontributet…………………. 53 milion
leke
Ø Nga transferimet nga buxheti shtetit . 2 665 milion leke
Shpenzimet …………….. 2 718 milion leke
KREU II
BURIMET PER MBESHTETJEN E SHPENZIMEVE BUXHETORE
Neni 4
Ndryshon si me poshte:
Te ardhurat e buxhetit te shtetit sipas grupeve kryesore jane:
Grantet …………………………………6 920 milion leke
Te ardhurat tatimore……………………. 142 922 milion leke
Te ardhurat jotatimore …………………. 16 307 milion leke
Te adhurat e buxhetit vendor ……………. 10 355 milion leke
KREU III
SHPENZIMET E BUXHETIT TE SHTETIT
Neni 7
Ndryshon si me poshte:
Shpenzimet sipas drejtimeve kryesore jane:
Shpenzime korrente …………… 163 343 milion leke
Shpenzime kapitale ……………. 50 018 milion leke
Rezerva e Keshillit te Minisrave …1 200 milion leke
Kontigjenca ……………………4 100 milion leke
Neni 9
Ndryshon si me poshte:
Shpenzimet kapitale nga burimet e brendshme jane 27 758 milion leke dhe nga burimet e huaja 22 560 milion leke. Investimet per cdo Ministri dhe institucion qendror paraqiten ne tabelen 2 qe i bashkengjitet ketij ligji. (Shenim: Ne ate tabele shtohen 250 milion leke per Ministrine e Bujqesise per sistemin e vaditjes e kullimit 250 milion per Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit per investime kunder varferise ne veri-lindje te vendit).
(Nenet e tjera nuk ndryshojne)
Propozuesit:
SABIT BROKAJ DEPUTET (kryetar i grupit parlamentar te LSI)
DRITAN PRIFTI DEPUTET (kryetar I Komisionit te Ekonomise dhe Finances prane LSI)
RELACIONI
AMENDAMENTET NE PROJEKT-LIGJIN "PER BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2005".
Ne argumentimet qe bejme per amendamentet qe propozojme ti behen projekt-ligjit per buxhetin e vitit 2005 nuk do perqendrohemi ne detaje ne analizen e ketij projekt-buxheti sepse kete e kemi bere vazhdimisht dhe do ta bejme dhe ne seancen plenare gjate diskutimit te ketij projekt-buxheti. Ne kete relacion do te argumentojme vetem ndryshimet qe propozojne te behen dhe qellimin e tyre.
Kemi propozuar rritje prej 8.5 miliard leke te shifres se te ardhurave gjithsej ne buxhet dhe po kaq rritje te shpenzimeve totale te buxhetit. Te ardhurat qe parashikohen ne projekt-buxhetin e vitit 2005 te propozuar nga qeveria perbejne vetem nje rritje prej 2.4% nga plani i te ardhurave per vitin 2004 dhe nje rritje prej 9% ne krahasim me te ardhurat qe priten te realizohen ne 2004. Deri ne momentin e paraqitjes se buxhetit qeveria paraqet nje deficit ne mbledhjen e te ardhurave prej rreth 120 milion dollare dhe mbi keto deshtime ben parashikimet per 2005.. Nese krahasojme te ardhurat qe parashikohen per 2005 si perqindje e Prodhimit te Brendshem Bruto ato jane 22.3% te PBB kur ne vitin 2001 ishin 23.3% te PBB. Qeveria pavaresisht nga deficitet shume te medha ne mbledhjen e te ardhurave dhe ne nje renie te ndjeshme te tyre si perqindje e PBB ne 3 vjetet e fundit perseri parashikon te qendroje ne te njetjat nivele dhe ne 2005. Nese qeveria eshte e paafte te bej me shume ne mendojme se populli qe ndikohet nga buxheti i vitit 2005 nuk duhet te paguaj per paaftesine e qeverise. Ne bejme kete propozim realist per rritje te ardhurash per ta vene qeverine dhe admnistraten tatimore ne pozita me serioze pune dhe per te detyruar kete qeveri te ngushtoj hapesirat per ekonomine e zeze kontrabanden dhe evazionin e madh fiskal.
Te ardhurat me rritje prej 8.5 miliard mund te realizohen lehtesisht duke goditur kontrabanden e naftes alkolit cigares dhe kafese e cila nese do eleminohej do mundesonte rritje te ardhurash shume me te larta se 8.5 miliard leke. Qeveria duhet te filloj te godase korrupsionin ne organet tatimore dhe konfliktin e interesave duke mos lejuar qe oficeret tatimor ne nje ane te jene pergjegjes per mbledhjen e te ardhurave kurse ne anen tjeter te jene te punesuar nga firmat private si beres te bilanceve te tyre. Eleminimi i ketij konflikti interesash te konflikteve te interesave te qeveritareve ashtu si dhe eleminimi i trajtimit te favorizuar qe I behet firmave prane klaneve qeveritare nga organet tatimore do ishte gjithashtu nje burim i madh te ardhurash shtese per buxhetin 2005. Masa te tjera si vendosja e TVSH pa diferencim dhe perjashtime per bizneset vendosja e arkave rregjistruese nen-kontraktimi i sherbimeve te vecanta tatimore tek privatet unifikimi i faturave tatimore per gjithe subjektet apo percaktimet reale te vleres doganore do jepnin ne vetvete efekte perseri qe kalojne kerkesen tone per rritje me 8.5 miliard leke te te
ardhurave te buxhetit 2005.
Ne nuk propozojme vetem rritje te ardhurash por nderkohe i tregojme qeverise burimet se ku jane rezervat per mbledhjen e te ardhurave i themi asaj qe te harroje interesat elektorale per te marre donacione nga klane biznesi dhe te perqendrohet per ti sherbyer me mire atyre qe i kane dhene mandatin politik njerezve te thjeshte qe presin me shume perkujdesje sociale nga qeveria.
Njekohesisht me rritjen e te ardhurave ne propozojme qe shpenzimet totale te buxhetit te rriten me 8.5 miliard leke. Ne krahasim me planin e buxhetit te 2004 shpenzimet planifikohet te rriten vetem 1.9% kurse me te pritshmin e 2004 ato mund te rriten 9%. Duke pare menyren se si qeveria propozon te shpendaje shpenzimet ne mbetemi te tronditur nga mungesa e pergjegjesise se qeverise per te ndihmuar shtresat e njerezve ne nevoje. Shifrat reale nuk tregojne ato qe propagandohen se
do te behen me kete buxhet
. Arsimi dhe shendetesi qendrojne ne te njejtat nivele investimesh si ne 2004 dhe lufta kunder varferise ka nje zbehje. Bujqesia vazhdon te mbetet ne agoni. Harta e investimeve mbahet e fshehte dhe askush nuk e di se ku do shkojne kete investime megjithese te pakta per vitin 2005. Buxheti nuk shprehet ne asnje vend per rritje pagash e pensionesh por nga interesimet tona prane institucioneve qeveritare mesohet se mund te kete rritje pagash deri ne 4% dhe rritje pensionesh nga 1 prill 2005 deri ne 4%. Jane bere perpjekje ne komisionet parlamentare gjate diskutimit te buxhetit per te ndryshime ne rritjet e pagave dhe pensioneve por asgje nuk eshte miratuar nga qeveria. Projekt-buxheti i vitit 2005 nuk duhet te genjeje askend. E verteta eshte qe fondet per rritjen e pagave jane
vetem 2 miliard leke kurse fondi i pagave pa perfshire fondin e pensioneve eshte 52 miliard leke. Ky fond mund te rrise pagat vetem 3.8% me pak se rritja e parashikuar e cmimeve deri 4% per 2005.
Qeveria po perpiqet te beje manovra politike qe te mos i rrise pagat ne Janar por ti shtyje ato per qershor ose korrik 2005 ne menyre qe ky fond te bej ndonje rritje 6-7% te pagave. Askush nuk duhet te genjehet mga premtimet per rritje pagash 12% 20% apo 30% sepse nuk ka fonde ky projekt-buxhet per ti realizuar keto premtime te qeverise. Edhe nese do behet ndonje rritje e sforcuar ne prag te fushates elektorale per te marre me shume vota kjo qeveri ajo nuk mund te perballohet nga buxheti me fonde dhe pas zgjedhjeve do te krijohen probleme te medha sociale.
Per kete arsye dhe per te evituar varferine ne rritje grevat acarimet spciale apo mashtrimet para-zgejdhore duhet aprovuar rritja e te ardhurave dhe shpenzimeve prej 8.5 miliard leke. Vetem ne kete menyre mund te jemi te sigurte qe do te kete rritje pagash pensionesh dhe pak me shume investime per sektoret prioritar. Brenda 8.5 miliard lekeve ne mendojme se keto duhen perdorur duke rritur shpenzimet korrente te qeverise por edhe ato per investime kapitale. Me konkretisht propozojme qe 7 miliard leke te rritet fondi per pagat ku rritja e pagave te filloje ne 1 Mars (per ti lene qeverise kohen e nevojshme per tu bere gati) dhe te behen rritje mesatare por te diferencuara brenda kategorive sipas kualifikimit nga 10% per rrogat te buxhetoreve dhe shendetesise dhe 20% te arsimit 9-vjecar te mesem dhe policise 30% te arsimit te larte. Per pensionet ne propozojme te rritet transferta e qeverise me 700 milion leke dhe te rriten te ardhurat e vete Institutit te Sigurimeve Shoqerore me 300 milion leke duke punuar me fort per minimizimin e punes se zeze. Fondi prej 1 miliard leke do mjaftonte per te rritur 10% pensionet e qytetit 20% ato te fshatit dhe 50% kontributet e veteraneve familjeve te deshmoreve apo pagesat e paaftesise te cilat ne nivelet e sotme nuk i sigurojne mbijetese ketyre prsonave.
Kurse per investimet publike mendojme se duhet te rriten me 800 milion leke Brenda shifres se rritjes se te ardhurave sepse duhet nderhyre minimalisht me 250 milion leke me shume se parashikimi per te ndihmuar investimet ne bujqesi sidomos per ujitje e kullim por dhe per te siguruar tregje shitje per prodhimet bujqesore. Duhet nderhyre ne zbutjen e varferise nepermjet investimeve ne zonat ku varferia eshte me ekstreme ne veri-lindje te vendit duke rritur investimet aty minimalisht me 250 milion leke shtese ashtu sic duhet qe ky buxhet duhet te rrise fondet ne dispozicion te Ministrise se Mbrojtjes me te pakten 300 milion leke ne 2005 per ta kompensuar kete dhe ne 2006 per zbatimin e statusit te ushtarakut per te kompensuar ushtaraket ne lirim.
Te gjitha keto shtresa qe kerkojme te mbrojme nepermjet ketyre propozimeve per ndryshime ne projekt-buxhetin e vitit 2005 kane qellimin e vetem qe te mos lejojne varferimin e metejshem te ketyre shtresave. Jane 560000 pensionist dhe 110000 te tjere ne vartesi te pensionisteve121000 familje me ndihme ekonomike110000 buxhetore85000 persona te paafte24000 veterane5400 invalid5500 familje deshmoresh. Te gjithe keto shtresa ne qytet dhe fshat burimin e vetem te mbi-jeteses kane te ardhurat qe marrin nga buxheti i shtetit. Levizja Socialiste per Integrim si nje force e majte politike ka per detyre te mbroje shtresat ne nevoje.
Ne nuk duhet te krenohemi ashtu sic ben qeveria me faktin qe ne 2004 eshte rritur konsumi i bukes me 18% apo i djathit me 15.5%. Keto tregojne se po rritet me tej varferia ne vend dhe njerezit po mbahen gjalle me buke dhe djath.
Per hir te gjithe atyre njerezve qe presin me shprese se ne do bejme dicka me shume per jeten e tyre LSI i kerkon gjithe forcave politike te mbeshtesin propozimet e saj te bera mepergjegjesi te larte politike dhe qytetare ne kete projekt-buxhet.
0x323030392d30332d3139